Halimi: Popullistët krijojnë prodhime estetike false

"Qasja ndaj krizes është karakteristikë kur popullistët qeverisin"

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një postim në “Facebook” ka thënë se qasja ndaj krizave është karakteristika esenciale kur popullistët “qeverisin”.

Ajo është shprehur se krizat asnjëherë nuk trajtohen si gjendje objektive, por interpretohen sipas tekeve të qeveritarëve.

Zëdhënësja i LDK-së ka konsideruar se në vend që të ofrohet zgjidhje afatgjate dhe të trajtuara profesionalisht, popullistët krijojnë prodhime estetike false.

”Andaj, të gjitha skandalet e një pas njëshme në politikën e jashtme dhe jo vetëm, janë rezultat i një politike të brendshme populliste, ku individi vihet mbi shtetin, e shteti në shërbimin e një iluzioni”.

Së fundi, Sibel Halimi ka thënë se janë të domosdoshme shkarkimet dhe dorëheqjet e personave në pushtet pas shpërfaqjes së të vërtetave ”e mos të flasim për vendime kushtetuese”.

Sibel Halimi

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika