Haliti: Investimet në Kosovë duhet të jenë prodhuese dhe industriale

Investimet në Kosovë duhet të drejtohen kah sektori i prodhimit dhe industrisë thotë Vehbi Haliti, gazetar në Austri

Vehbi Haliti, gazetar/Austri, në lidhje direkte në emisionin "Rreth e Rrotull"

Gazetari nga Austria, Vehbi Haliti, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, është shprehur se nuk ka numër të madh të bizneseve që mund të bëjnë investime të mëdha në Kosovë.

Haliti theksoi se pas një takimi me rrjetin e bizneseve në Austri, ka vërejtur se ekziston një numër i caktuar i bizneseve që mund t’i quajmë biznese të mesme, por shumica prej tyre janë biznese të vogla ose shërbyese.

“Sa i përket potencialit, mund të them që potenciali ekziston, mirëpo kjo mënyrë e biznesit e cila sot zhvillohet në pjesën më të madhe të Evropës, nuk ka potencial për investime të mëdha në Kosovë”, ka thënë Haliti.

Tutje, Haliti theksoi që drejtimi i investimeve në Kosovë duhet të shkojë kah prodhimi dhe industria, pasi, sipas tij, ekzistojnë kushtet që në vend të ketë një reformë të tillë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika