Haliti jep dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit Enver Hadri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se sot në Gjykatën e Apelit në Bruksel ka dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

Sipas Halitit, bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, “besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm”.

“Sot, në Gjykatën e Apelit në Bruksel kam dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri. Bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm. Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Xhavit Haliti është ftuar të japë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e Enver Hadrit, saktësisht kundër dy serbëve Veselin Vukotić dhe Andrija Drasković në Bruksel.

Kjo ftesë është bërë e ditur me 26 dhjetor të vitit të kaluar nga Prokurori i Gjykatës së Apelit në Bruksel.

Sipas njoftimit që është bërë dëshmia e Xhavit Halitit do të zhvillohet me 20 janar të këtij viti.

Urdhërdhënësi ka qenë i njejtë edhe me rastin e vendosjes se eksplozivit e shpërthimit në banesën e Xhavitit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika