Haliti: Marrëveshja e Brukselit nuk është bërë që të humbasë dikush, por që të fitojnë të gjithë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se marrëveshja e Brukselit është projektuar për të siguruar fitore për të gjithë

Deputetit i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit askush nuk do të humbasë, pasi, sipas tij, ajo është projektuar për të pasur fitues.

“Të gjithë do të fitojnë sepse marrëveshja e Brukselit nuk është bërë që të humbas dikush ”, ka vlerësuar deputetit i Kuvendit të Kosovës, Haliti.

Tutje, ai ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, sipas tij, duhet të japin dorëheqje nga posti që mbajnë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

“Unë mendoj që kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të japin dorëheqje”, ka theksuar Haliti nga PDK-ja.

Sipas tij, zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të shpallen pasi të arrihet një marrëveshje me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.

“Më qëllim që serbët lokal të binden që të marrin pjesë në zgjedhje, por nëse serbët lokal refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje, zgjedhjet nuk duhet të përsëriten më”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika