Haliti: NATO shtoi trupat për Kurtin e Vuçiqin, jo për t’i ruajtur kufijtë e Kosovës

"NATO, nuk e besoj që (ka shtuar trupat) për kufijtë e Kosovës. NATO ka ardhur për Vuçiqin dhe për Albin Kurti".

Teksa ka folur për situani e sigurisë në Ballkan, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se NATO ka shtuar trupat e saj në Kosovë “për Kurtin e Vuçiqin” dhe “jo për t’i ruajtur kufijtë të Kosovës”.

Haliti ka theksuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është duke përdorur serbët e Kosovës për si “mish për top” dhe kështu po rritë tensionet mes dy vendeve.

“NATO, nuk e besoj që (ka shtuar trupat) për kufijtë e Kosovës. NATO ka ardhur për Vuçiqin dhe për Albin Kurti. Sepse, po e thjeshtësojë këtë për shkak të raporteve që janë krijuar dhe tensioneve që u rritën ne mes të dry palëve. Dhe fitili, tendencat kanë qenë që të ndezin fitilin brenda qytetarëve serbë, t’i përdorin si mish për top. Për interesa të veta Serbia dhe Vuçiq, me qëllim që pastaj të justifikohet vet Serbia që ne s’kemi ndërhyrë, po qytetarët janë të pakënaqur në politikat e Qeverisë së Kosovës dhe kanë vepruar në drejtim të asaj për ti mbrojtur të drejtat e veta. Kështu bëhet politika nuk bëhet me dëshirë”, ka than Haliti në “FIVE” të Dukagjinit.

Halti ka folur edhe për sigurinë në Ballkan teksa ka thënë se situata aktuale është në prag të shpërthimi të një konflikt botëror.

“Situata aktuale është në prag të shpërthimi të luftës së tretë botërore për mua. Kjo që ndodhi mes Iranit dhe Izraelit dhe mes Izraelit dhe palestinezëve. Ajo çka po ndodhë në Ukrainë. Gara që po bëhen në armatim ne mes të superfuqive përpjekja i madhe i shteteve të Evropës për tu armatosur shumë. Ekziston një rrezik. Dhe rreziku është për ta shpërthyer në Ballkan, para se të shpërthejë në Kosovë, rreziku ekziston në Bosnjë edhe Hercegovinë. Në Republikën Srpska. Aty është rreziku më i madh për Ballkanin po edhe këtu është tendenca dhe asnjëherë s’janë ndalë për me zgjidh problemin siç e quajnë ata të Asociacionit, dhe ky është një problem që ne e kemi si Kosova dhe ata e kanë si interes të tyre”, ka shtuar Haliti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika