Haliti: Nuk mundemi të hyjmë në BE veç pse kemi dëshirë, duhen plotësuar kushte

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se për integrimin në BE, Kosova duhet të plotësojë kushte, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Haliti pohon se ka një plan të BE-së për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse kushtet përmbushen

Xhavit Haliti, PDK

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se Kosova duhet t’i plotësojë disa kushte nëse është e interesuar të integrohet në Bashkimin Evropian.

Ai, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se integrimi nuk është vetëm çështje dëshire.

Një nga kushtet kryesore, sipas tij, është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe shtensionimi i situatës,

Ai theksoi se ekziston një plan i BE-së që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen së bashku përnjëherë, nëse plotësohen kushtet e kërkuara.

“Neve duhet të veprojmë në përputhje me idenë e integrimit në BE. Nuk mund të hyjmë në BE vetëm pse kemi dëshirë, duhet të plotësojmë kushte. Kushti i parë është të mos kemi probleme me fqinjët. Nëse arrijmë ta çtensionojmë situatën me Serbinë, të funksionojë shteti, të zbatohen marrëveshjet që janë bërë deri tani, po besoj që ekziston një mundësi shtesë, që për hirë të situatave që kemi kaluar, që pesë vendet e Ballkanit të hyjnë si paketë në BE, s’i kanë deklaruar si një pjesë e bashkëpunimi ekonomik më shumë me BE-në, gjatë këtij procesi të plotësohen standardet tjera…”, tha ai.

Haliti u shpreh se Kosova e ka fituar pavarësinë me mbështetjen e plotë të ShBA-së, dhe se sipas tij, shteti i Kosovës është më shumë çështje e ShBA-së se e çdo kujt tjetër.

“Kam besim, Kosova është më shumë cështje e Amerikës se e çdokujt, është bërë e pavarur, na ka mbështetur perëndimi dhe fuqishëm Amerika. Përgjegjësinë për stabilitetin dhe për të ardhmen e Kosovës e ka Amerika”, tha ai.

Ai e kriitkoi kryeministrin Kurti se nuk është transparent sa duhet sa i përket dialogut me Serbinë.

“Problemi është te josinqeriteti i Kurtit, për shkak se nuk po flet sinqerisht me opozitën. Opozita e ka për me futë njëfarë beteje kundër Kurtit, i cili vërtet çfarë s’ka bërë për ta luftuar marrëveshjen e Brukselit. Edhe pozita dhe opozita fiton për poenë politike, beteja është për me fitu mbështetje më shumë, për ta kompromituar Qeverinë dhe kryeministrin, është e njëjtë gjë që e kanë bërë ata. Opozita tash është më e qetë, më e moderume, politikisht më e qartë”, tha ai.

Sipas tij, Kurti duhet të jetë më bashkëpunues me deputetët e opozitës.

“Edhe Albini nëse e do këtë vend, duhet këtë situatë me bashkëpunu, m’i shpjegu çështjet, si tha ajo ministrja e Drejtësisë, që na informu në vija të trasha, neve në kuvend nuk na ka informu as në vija të trasha. Ka mungesë të transparencës, parlamenti gjithmonë kërkon më shumë. Konspiracionet ose çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen e sekretit, me projekte të caktuara të Qeverisë, përpiqen të kalohen pa zhurmë edhe në Kuvend”, tha ai.

Deputeti i PDK-së tha se të gjitha vendet e BE-së dhe vetë ShBA-ja kanë garantuar se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Garancioni i ambasadorit të ShBA, Escobar, deklarimi publik i vendeve kryesore të BE-së, edhe i Scholz, janë të gjithë të qartë edhe në raport me Kosovën edhe me Serbinë, Asociacioni nuk duhet dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, tha ai.

Haliti theksoi se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i të dyja shteteve, dhe se integrimi në BE është i pamundur pa i rregulluar marrëdhëniet.

“Marrëveshja është interes edhe i Serbisë edhe Kosovës, edhe i serbëve brenda Kosovës edhe i shqiptarëve. Është interes sepse dëshirojmë të hyjmë në BE. Me problemet që i kemi mes vete, është e pamundur të hyjmë edhe Kosova edhe Serbia”, tha ai.

Ai u shpreh se plani i BE-së duhet të pranohet nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika