Haliti: S’besoj që Serbia ushtarakisht po përgatitet ta sulmojë Kosovën

Deputeti i PDK-së, Xhevat Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se betejën më të madhe Kosova e ka për paqe.

“Mendoj që të gjitha përpjekjet politike, kulturore do të duhej të bënin përpjekje që të mbretërojë paqja dhe raportet mes dy vendeve tona (Kosovës dhe Serbisë) të normalizohen. Mbi të gjitha, të drejtat e serbëve në Kosovë të realizohen në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, që ata të mos kenë asnjë ankesë”, ka thënë Haliti.

Haliti, deklaratën e kryeministrit Kurti se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë, e ka cilësuar si të papërgjegjshme.

“Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën, jo pse do të dyshonte që të paktën ta gllabëronte veriun, por, sepse, nuk e ka fuqinë të gllabërojë veriun e Kosovës me forca ushtarake, në kushtet kur në Kosovë është NATO. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, ka thënë tutje Haliti.

Sipas tij, Serbia po bën përpjekje të tjera ose shërbimet e fshehta që i udhëheq dhe i raportojnë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika