Haliti: Snajperisti më i mirë në Shqipëri ishte i paguar për të më vrarë

Kandidati i PDK-së për deputet, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ndaj tij ka pasur disa plane për atentat, por ka shpëtuar falë mbrojtjes së fuqishme që ka pasur pas luftës.

“Ka pasur plan shumë herë për të më vrarë, por fatmirësisht periudha e pasluftës ka qenë e mirë, për faktin se kam pasur një mbrojtje të jashtëzakonshme prej dy shërbimeve të fuqishme që janë kujdesur të mos më ndodhë diçka”, ka thënë Haliti.

Ai ka zbuluar se në tentativën më të fundit për atentat, ishte i përfshirë një snajperist i njohur shqiptar.

“Po, ai është snajperisti më i mirë në Shqipëri. Ka qenë i paguar. Urdhërdhënësi nëse ka qenë shqiptar nuk e di saktë, por ai është në kërkim. Unë do doja ta takoja. Ka fotografi me personalitete të caktuara të politikës së Kosovës dhe ka marrë pjesë në likuidimin e disa personave në Shqipëri dhe Mal të Zi,” ka deklaruar Haliti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika