Haliti: Tifozët e “Crvena Zvezda” po përgatiten për sulme në Kosovë – do të ndërmerren sulme terroriste

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se tifozët e grupit futbollistik, “Crvena Zvezda”, janë duke u përgatitur për veprime dhe terroriste në Kosovë.

Sipas Xhavitit, këto grupe kriminale do të tentojnë të bëjnë ndonjë vrasje apo akte kabotazhi në vendin tonë.

“Më së pari Banjska ka ndodhë ashtu siç ka ndodhë. Rreziqe permanente ka dhe iu ka dalë siç kam thënë. Iu kam paralajmëruar nja tre muaj më herët. Rreziqet janë të ndërmerren masa, veprime terroriste nga grupe të veçanta, për të cilat Vuçiq do të deklarohet, nuk di asgjë.

Janë duke i përgatitë tifozët “Cervena Zvedas” për veprime të tilla dhe mbetjet e ish-policisë dhe ish-ushtrisë që janë brenda territorit të Kosovës.

Çka do të veprojnë. Ata do të përpiqen me e bë ndonjë atentat, ndonjë vrasje. Ndonjë veprim sabotazhi me djegë. Nuk besoj që do të fillojnë ndonjë ofensivë e cila ta rrezikojë territorin. Varianti tjetër është të veprojnë që ta detyrojnë policinë të marrë kundërveprim, dhe pastaj mund t’i kryen punët e veta me kompromentuar Kosovës. Rreziku i shpërthimit është në Bosnjë”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika