Hamas – Izraelit: S’do të ketë bisedime për pengjet derisa të përfundojë lufta

Ismail Haniyeh, kreu i Hamasit, ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime me Izraelin për pengjet derisa të përfundojë lufta dhe se gjithçka do të ketë "një çmim që rezistenca do ta pranojë"

Anëtarët e një familjeje palestineze vrapojnë nga një shtëpi e bombarduar gjatë sulmeve ajrore izraelite në qytetin e Gazës më 9 tetor 2023, foto AFP.

Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Hamas-it, ka deklaruar se nuk do të ketë bisedime me Izraelin për pengjet që ka kapur derisa të përfundojnë luftimet.

“I kemi informuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar në lidhje me të burgosurit e armikut të kapur nga rezistenca se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës”, ka thënë ai.

“Dhe do të ketë vetëm një çmim që rezistenca do ta pranojë”, ka shtuar tutje ai.

Siç ka raportuar BBC, Izraeli vlerëson se Hamas-i mban midis 100 dhe 150 pengje që u rrëmbyen në jug të Izraelit të shtunën.

Ushtria izraelite: Sulmet ajrore në Gaza vazhdojnë 

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se janë duke vazhduar sulmet në objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës të martën.

Gjatë natës, Forcat Ajrore izraelite thanë se 200 objektiva u goditën në Gaza.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka deklaruar se 770 njerëz janë vrarë tani në Rripin e Gazës që kur Izraeli nisi sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën.

Rreth 4 mijë e 100 janë lënduar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika