Hamasi dorëzon trupat e katër pengjeve izraelite te Kryqi i Kuq në Gaza

Grupi militant palestinez Hamas ka filluar të enjten transferimin e trupave të katër pengjeve izraelite që mbante që nga tetori i vitit 2023.

Sipas njoftimeve nga grupi, në mesin e viktimave janë tre anëtarë të familjes Bibas – nëna dhe dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët ishin nëntë muajsh dhe katër vjeç në momentin e rrëmbimit.

Siç raporton BBC, imazhet tani tregojnë katër arkivole të zeza të rreshtuar në një skenë të ngritur në Khan Younis, në jug të Gazës.

Hamas pretendon se ata u vranë në një sulm izraelit në nëntor të vitit të kaluar.

Veturat e Kryqit të Kuq u panë duke u larguar nga sheshi pasi morën katër arkivolet nga Hamasi.

Kryqi i Kuq së shpejti do t’ua dorëzojë kufomat pjesëtarëve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ky është lirimi i parë i trupave të pengjeve të vdekur që nga fillimi i armëpushimit në Gaza muajin e kaluar. Izraeli ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion dhe ka deklaruar se do të verifikojë identitetin e tyre përmes testeve mjeko-ligjore.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika