Hamasi dorëzon trupat e katër pengjeve, ndërsa Izraeli liron të burgosurit palestinezë

Hamasi ka dorëzuar trupat e katër pengjeve izraelite tek Kryqi i Kuq në Gaza, në një proces të kryer me kërkesën e Izraelit pa publikime mediatike, raportojnë agjencitë AFP dhe Reuters.

Në këmbim të kësaj, pritet të lirohen mbi 600 të burgosur palestinezë, një proces që ishte paraparë për të shtunën e kaluar, por ishte pezulluar nga autoritetet izraelite.

Lirimi i të burgosurve do të ndodhë vetëm pasi ekspertiza mjeko-ligjore të konfirmojë identitetin e trupave të dorëzuar.

Ky proces mund të zgjasë disa orë, sipas burimeve izraelite.

Me përfundimin e këtij shkëmbimi, faza e parë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit do të përmbyllet.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë më tej, pasi negociatat për fazën e dytë ende nuk kanë përparuar në mënyrë konkrete./BBC

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika