Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se “Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet civile brenda një ore nëse Izraeli ndalon bombardimet e Gazës”.
Pak më parë, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka shpallur tre ditë zie pas sulmit ajror vdekjeprurës në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi të Gazës, kanë njoftuar mediat shtetërore, raporton TheGuardian.
Gjerësa mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas tërhiqet nga samiti që supozohej të mbahej nesër, të mërkurën, me presidentin amerikan Biden dhe kthehet në Ramallah, pas masakrës së kryer nga forcat izraelite në Spitalin Baptist në Gaza.
Frika po rritet se njerëzit në Gaza kanë filluar të dehidratohen deri në vdekje pasi uji i pastër po mbaron, me sulmet ajrore izraelite që vazhdojnë të godasin territorin palestinez prej 2.3 milionë banorësh mes një bllokade totale për ushqimin, energjinë elektrike, ilaçet dhe karburantet.
Ndryshe, ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se sulmi ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qendër të qytetit të Gazës ka rezultuar në të paktën 500 viktima.
Spitali u godit pa asnjë paralajmërim paraprak.
Sulmi në spitalin e Gazës ishte deri tani sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.
Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se nuk kanë ende detaje mbi sulmin e raportuar në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi në qytetin e Gazës.
Ndryshe, sulmi në spitalin Baptist Al-Ahli Arabi, për të cilin autoritetet e Gazës thanë se vrau të paktën 500 njerëz, vjen përderisa presidenti amerikan, Joe Biden, përgatitet të udhëtojë në Izrael të mërkurën.
Presidenti amerikan do të shkojë gjithashtu në Aman për bisedime me Mbretin e Jordanisë Abdullah, presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në një përpjekje për të shmangur një fatkeqësi humanitare edhe më të madhe dhe një luftë rajonale.
Gjithashtu, Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dënuar ashpër sulmin ndaj Spitalit Arab Al Ahli të Gazës.
.@WHO strongly condemns the attack on Al Ahli Arab Hospital in north Gaza.
Early reports indicate hundreds of deaths and injuries.
We call for the immediate protection of civilians and health care, and for the evacuation orders to be reversed.#NotATarget
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) October 17, 2023
Ndërsa, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se në një hetim fillestar tregon se shpërthimi në spitalin e Gazës ishte shkaktuar nga një lëshim i dështuar i raketës së Hamasit.