Hamasi i liron dy pengje, 10 të tjera pritet t’i lirojë më vonë

Ushtria e Izraelit ka thënë të mërkurën mbrëma se Hamasi ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit, sipas ushtrisë izraelite dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti

Një automjet i Kryqit të Kuq mbërrin në pikëkalimin kufitar, Rafah, për transportimin e pengjeve të liruara nga Hamasi, 29 nëntor 2023.

Ushtria e Izraelit ka thënë të mërkurën mbrëma se Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka filluar t’i lirojë 12 pengje të tjera nga Rripi i Gazës në ditën e gjashtë të armëpushimit.

Ushtria izraelite ka thënë se dy pengjet e para u dërguan nga Gaza në Egjipt, ndërsa 10 të tjera pritet të lirohen së shpejti.

Kjo është hera e gjashtë e lirimit të pengjeve izraelite në përputhje me një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Në këmbim, Izraeli pritet t’i lirojë 30 të burgosur palestinezë këtë të mërkurë më vonë, raporton REL.

Ujdia e armëpushimit pritet të skadojë të enjten herët në mëngjes.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë duke punuar për ta zgjatur atë edhe për disa ditë, në mënyrë që të mundësohet lirimi i pengjeve të tjera.

Hamasi i rrëmbeu rreth 240 pengje më 7 tetor, kur i theu pengesat kufitare dhe u fut në jug të Izraelit, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke e nxitur një luftë shkatërruese.

Besohet se edhe rreth 150 pengje janë duke u mbajtur ende nga Hamasi në Gazë.

Më shumë se 15 mijë palestinezë janë varë gjatë ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika