Hamëz Jashari përkujtohet nga djali i tij në ditëlindjen e tij të 74-të

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, ka përkujtuar babanë e tij këtë të enjte në përvjetorin e tij të lindjes

Bekim Jashari ka përkujtuar babanë e tij në ditëlindjen e 74-të të babait të tij, komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamëz Jashari.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka ndarë disa fotografi duke shkruar edhe një urim për të.

Bekim Jashari ka theksuar rëndësinë e edukatës patriotike dhe dashurisë për atdheun që ata kanë marrë nga ai.

“Urime Ditëlindjen Babush! Sot, në ditëlindjen tënde të 74-të babush erdhëm bashkë me Besarten dhe familjen ku kësaj radhe kemi edhe një anëtar të ri, Marsin. Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun. Urime ditëlindja e 74-të,” shkruan Bekim Jashari në postimin e tij.

Hamëz Jashari, vëllai i kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, ishte një nga komandantët më të shquar të luftës për liri në Kosovë.

Ai lindi më 19 prill 1950 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajt, rajoni i Drenicës.

Ngjarja e trishtë që shënoi historinë ishte vdekja e tij si dëshmor më 7 mars 1998 gjatë sulmit në Prekaz.

Pas përfundimit të luftës, ai u shpall hero i Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika