Hamza: Anamoravës do t’i kthehen investimet, autostradën deri te Dheu i Bardhë do ta përfundojmë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim masiv me qytetarë në Gjilan.

Hamza ka thënë se është në Gjilan me kandidatët dhe ekipin më të mirë, me ekipin fitues, për t’ju garantuar se atë që e premton, e realizon.

“Sot nuk jam në Gjilan për t’ju thënë fjalë të bukura, të cilat harrohen pas zgjedhjeve. Sot jam në Gjilan me kandidatët dhe ekipin më të mirë, me ekipin fitues, për t’ju garantuar se atë që e premtojmë, ne e realizojmë. Ne kryjmë punë. Kur jemi te Gjilani, po më vjen mirë që edhe të tjerët kanë nisur me kopju, që autostrada jo deri në Gjilan, po deri te Dheu i Bardhë. Autostrada te Dheu i Bardhë ka me u bë realitet në vitin e parë. Ka me u lidh edhe Kamenica, se nuk do të mbetet “zorrë qorre”, me autostradën e Gjilanit.

Dhe autostrada prej Dheut të Bardhë do të lidhet me autostradën “Arben Xhaferi” dhe me Autostradën e Kombit, duke e lidhur prej Banullës deri në Duhël dhe do të lidhet ky korridor gjithandej Kosovës. Gjilani janë njerëz të mirë, janë njerëz punëtorë, janë njerëz të ndershëm. I kam takuar tifozët e të dy klubeve dhe të dyja palët e kanë një problem. Problemi i njëjtë për të dy klubet është stadiumi. Kemi me kry stadiumin në Gjilan. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, që sa vite e kam nënshkruar dhe ende nuk është përfunduar, do të përfundohet. Do të përfundohet edhe impianti për ngrohje qendrore, jo vetëm në Gjilan, po në disa qendra rajonale të Kosovës. Gjilanit do t’i kthehen investimet!”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika