Hamza bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi: Si kryeministër do të kërkoj drejtësi për ata që dhanë jetën për lirinë tonë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza njeherit kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.

Hamza përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar.

Tutje Hamza ka thënë se do të kërkojë drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!

Postimi i plotë i Hamzës:

“Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”, këto vargje të Nolit kanë kumbuar në zemrat tona që një shekull. Ato ishin thirrje e zëshme edhe gjatë luftës në Kosovë kur Ylli, Mehmeti, Agroni dhe djemtë e vajzat e batalionit “Atlantiku” braktisën jetën e mirë në Amerikë për të luftuar për atdheun e tyre. Me bashkëluftëtarin e tyre, Uk Lushin, sot bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut.
Tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar. Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë.
Si kryeministër do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika