Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ftuar në emisionin Rubikon, ka bërë një premtim nga programi i tyre për shëndetësinë.

Ai ka premtuar se buxheti për barnat esenciale do të rritet për 100% brenda mandatit katërvjeçar, duke adresuar problemin e madh me të cilin përballen qytetarët në Kosovë.

“Sot, një pensioner shkon, kontrollohet, merr diagnozën, por në barnatoret shtetërore nuk mund të furnizohet sepse nuk ka barna. Në barnatoret private nuk mund të blejë sepse ka pension të vogël.” ka deklaruar Hamza.

Duke folur për sfidat më të mëdha të vendit, Hamza ka theksuar se emigrimi nuk ndodh vetëm për arsye ekonomike.

“Sot njerëzit nuk imigrojnë vetëm sepse nuk kanë një kontratë pune, por sepse duan një shëndetësi më të zhvilluar, një siguri shëndetësore dhe një arsim më cilësor.”

Premtimi për rritjen e buxhetit për barna esenciale vjen si pjesë e planeve të PDK-së për të përmirësuar infrastrukturën e shëndetësisë dhe për të rritur cilësinë e jetesës së qytetarëve në Kosovë.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika