Hamza: Do të votohem edhe nga përkrahës të partive tjera, askush s’është rrezikuar për bindje politike

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shprehu bindjen se do të marrë vota edhe nga simpatizantë të partive të tjera në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Hamza theksoi se gjatë karrierës së tij në pozita të ndryshme udhëheqëse, përfshirë Ministrinë e Financave, Bankën Qendrore dhe komunën e Mitrovicës, asnjëherë nuk ka lejuar që bindjet politike të ndikojnë në pozitat e punonjësve.

“Pavarësisht që unë, u rrit PDK në Mitrovicë në zgjedhjet e fundit, unë kam pas prapë se prapë 50% më shumë vota se subjekti përmes të cilit kam garu, edhe tash jam i bindun që kanë me më votu, edhe u bëj ftesë edhe partive tjera politike me më votu për shkak se kam me iu shërby ndershëm edhe me respektin maksimal si qytetarë i këtij vendi. 8 vjet kam punu në Ministrinë e Financave, afërsisht në Bankë Qendrore, 4 vjet në komunën e Mitrovicës, nuk ka njeri për shkak të bindjeve politike, ku unë kam qeverisë që iu ka cenu pozita e punës. Nuk cenohet askush për shkak të bindjeve politike. Bindjet politike nuk e rrezikojnë askënd”, ka thënë Hamza në T7.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika