Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini pak pas mbajtjes së tubimit qendror përmbyllës ka thënë se gjatë fushatës ai ka thënë se ka qenë një fushatë energjike me një pjesëmarrje të madhe.
Ai ka thënë se edhe nga fushata e zhvilluar nga PDK por edhe nga tubimi qendror është e qartë se PDK do të shënoj një rezultat shumë të mirë.
“Ne fushatën dhe këtë proces e kemi nisur shumë moti, mua po më bëhen afërsisht një vit prej zyrtarizimit të kandidaturës, kam punuar shumë gjatë dhe prej datës 2 shtator e deri më sonte e kam pasur veç një ditë pushim… Ka qenë një fushatë energjike me pjesëmarrje të madhe, me energji dhe unë jam i bindur në bazë të kësaj që kam pa, në bazë të këtyre tubimeve dhe në bazë të këtij masiviteti e energjie dhe sonte në tubimin e mrekullueshëm përmbyllës për çka dua ti falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë ata njerëz që i kam takuar gjatë këtij rrugëtimi, unë pres rezultat jashtëzakonisht të mirë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Hamza ka thënë se gjatë tërë fushatës është munduar që të ndërtoj një standard ndryshe dhe një fushatë pozitive.
Ai ka thënë se në interes të vendit si kryeministër i vendit do të ketë vend për të gjithë së bashku duke shtuar se do të jetë i hapur për të gjithë.