Hamza në Shtime: Bizneset me investime mbi 500 mijë euro ose 50 punëtorë, pa tatim për 5-10 vite

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka prezantuar në Shtime projekte për zhvillim ekonomik, përfshirë lehtësira tatimore për bizneset, rritje pagash dhe ndërtimin e një autostrade të re që lidh tri korridore kryesore

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra biznesmenë në qytetin e Shtimes.

Hamza ka treguar në këtë komunë edhe për projektin e tij për ta ndërtuar një autostradë të re, e cila do të kalojë nëpër periferinë e Shtimes, konkretisht autostradën e re që parashihet ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës.

Kjo autostradë, e cila do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale, parashihet t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit.

“Themelet e shtetit të zhvilluar ekonomikisht janë bizneset. Këtu unë nuk kam dilemë. Nëse të tjerët kanë dilema, unë këtu s’kam dilemë. Për këtë qëllim, prioriteti im i parë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Bizneset të cilat investojnë mbi 500 mijë euro dhe punësojnë mbi 50 punëtorë, 5 deri në 10 vitet e ardhshme prej atij momenti kanë me u liru prej pagesës në fitim të korporatave. Përveç kësaj, të ardhurat për të punësuarit deri në 400 euro kanë me pas tatimin 0, kanë me u tatimu me 0. Prej 400 deri në 800 me 8%, edhe mbi 800, me 10%”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se nuk e ka qëllim vetëm përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

Ai ka thënë se përmes mbështetjes për ndërmarrësit dhe pronarët e bizneseve do të krijojë kushte më të mira që edhe ata t’ua rrisin pagat të punësuarit në sektorin privat.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika