Hamza në tubimin në Gjermani: Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se do të sigurojë që diaspora të ketë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Kosovës, duke sjellë deputetë që vijnë nga vetë komuniteti i mërgimtarëve

Pas Munihut, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur sot nga bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë.

Hamza ka thënë se diaspora i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovës. Prandaj, ai është zotuar se në qeverisjen e tij do të forcohen edhe më tepër këto raporte.

“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën”, ka shkruar Hamza

Megjithatë, ky nuk ishte premtimi i vetëm i Bedri Hamzës në Shtutgart.

“Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, ka thënë Hamza.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë.

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika