Hamza në Zvicër: Ne dimë si të veprojmë së bashku e ta çojmë Kosovën përpara

Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamzës i është mbushur salla plot me përkrahës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka thënë se e di çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës.

“Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara”, ka thënë ai.

Hamza i ka ftuar mërgimtarët që të punojnë bashkë për t’ia rritur krenarinë qytetarëve dhe forcuar shtetin e Kosovës.

“Atmosferë e jashtëzakonshme në Zvicër. Shumë entuziazëm dhe shpresë se Kosova mundet ma mirë. Shumë frymëzues angazhimi i diasporës sonë. Shumë emocionuese sa shumë e duan atdheun, sa janë të gatshëm të ndihmojnë për ndryshimin e gjendjes në Kosovë. Ju ftoj të punojmë bashkë që t’ia rrisim krenarinë qytetarëve dhe ta forcojmë shtetin tonë. Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës. Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara. Ne, gjithmonë, e bëjmë punën tonë! #MaMirë”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika