Hamza nga Hidrocentrali i Orqushës premton ndërtim të liqeneve akumuluese nga energjia e ripërtërishme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Hidrocentarlin e Orqushës. Nga malet e Sharrit, Hamza ka treguar se do të investojë në ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme.

Hamza ka thënë se energjinë pozitive që po e merr anekënd vendit do ta përdor për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nis punën me qeverinë e re për një Kosovë ma të mirë.

“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë ma të mirë. Sot isha te Hidrocentrali i Orqushës, ku pashë si po prodhohen megavatët që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat. Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme. Brenda mandatit tim katërvjeçar do t’i kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri dhe të fillojmë ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj që ta garantojmë ujin për vendbanimet tona. #MaMirë #PDK131”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika