Hamza: PDK-ja edhe një javë do të shpallet fituese, kjo fitore e gëzon Thaçin, Veselin e Krasniqin

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Lipjan, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë.

Fitorja e PDK-së, ai ka theksuar se do ta gëzon edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.

“Kjo fitore më gëzon mua, i gëzon liderët tanë, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, kryetarin Jakup Krasniqi, prandaj më 9 shkurt, në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dalë me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka theksuar Hamza.

Ai theksoi se kjo frymë e fitores është e pandalshme, prandaj sipas tij Partia Demokratike edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë.

“Për me ndodh kjo, në këtë atmosferë, në këtë tubim kaq madhështor, kaq impozant, me këtë energji, unë jam këtu me mirësjellje t’ua kërkojë votën”, ka deklaruar Hamza, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika