Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës

Bedri Hamza i nominuari i PDK-së për kryeministër

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të themelohet Bursa e Kosovës.

Hamza deklaroi se ajo do të shërbejë si platformë e tregut të kapitalit për sektorin privat, që mundëson krijimin e një kanali të ri për mbledhjen e fondeve nga investitorët.

“Bursa, tregu i kapitalit duhet të bëhet me qëllim që ndërmarrjet të jenë të kuotuara në bursë, të kenë mundësinë të bëjnë shitblerjen e aksioneve, që të rritet investimi prej sektorit privat dhe të zgjerohet ekonomia”, tha Hamza në “Pressing” të T7.

Ai tha se për themelimin e Bursës së Kosovës do të shfrytëzojë praktikat më të mira ndërkombëtare, duke marrë përkrahje dhe asistencë teknike nga organizatat e huaja, projektet e të cilave fokusohen në zhvillim ekonomik.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika