Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër.
Xhaka ka marrë pjesë në tubimin e Hamzës në kantonin e Bazelit.
Fotografi me Taulant Xhakën dhe babain e tij, Ragipin, ka postuar edhe vetë Hamza tani, duke thënë se familja Xhaka beson se Kosova mundet ma mirë.
“Sot na dha mbështetje edhe Taulant Xhaka, futbollisti ynë i njohur dhe shumë i dashur.
Njëjtë si Ragipi, ashtu edhe Taulanti dhe krejt familja Xhaka, besojnë se Kosova mundet ma mirë.