Hamza premton 150 milionë euro për barnat esenciale: Barna falas për të sëmurit kronikë dhe të prekurit me kancer

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë edhe në Malishevë.

Hamza në Malishevë ka premtuar dyfishim të buxhetit për furnizim me barna esenciale, në 150 milionë euro. Ai ka thënë se të sëmurët kronikë dhe të prekurit me kancer, asnjëherë nuk do të ballafaqohen me mungesën e barnave.

“Ne kemi një program, dhe qëllimi ynë është ta ndryshojmë Kosovën për më mirë. Vizioni jonë dhe programi jonë konsiston në atë se fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik, që të krijojmë vende të reja pune, të krijojmë perspektivë për të rejat dhe të rinjtë, që ta ndërtojnë jetën në Kosovë, të kenë paga të dinjitetshme dhe të mos e shohin emigracionin si mundësinë e vetme jashtë Kosovës. Do t’i përkrahim bizneset dhe do t’i mbrojmë të drejtat në sektorin privat. 150 milionë euro – dyfishim i buxhetit për furnizim me barna esenciale. Të sëmurët kronikë dhe të sëmurët me kancer asnjëherë nuk do të ballafaqohen me mungesën e barnave”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika