Hamza premton Gjykatë të Punës dhe Fond për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar themelimin e Gjykatës së Punës për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe zgjidhur shpejt kontestet e tyre, si dhe krijim të një fondi mbështetës gjatë papunësisë për qytetarët që i humbin vendet e punës.

“Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’iu garantuar atyre siguri në punë. Ndërsa, fuqinë punëtore do ta ruajmë dhe mbështesim edhe përmes Fondit për Papunësinë.

Të gjithë qytetarët që i humbin vendet e tyre të punës do t’i mbështesim me 80% të pagës së fundit, deri në gjashtë muaj, që t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mbështeten edhe me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, të cilat do t’i ndihmojnë të gjejnë punë të re dhe t’i përmbushin kërkesat e tregut të punës. #MaMirë për punëtorët”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

Të fundit nga rubrika