Hamza premton mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë për prodhuesit vendorë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka vizituar qumështoren “Sharri” në Komunën e Dragashit.

Hamza ka thënë se për qumështoren “Sharri” dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës.

Hamza ka thënë se deri në 30% do t’i mbulojnë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojnë produktet e importit, e furnizojnë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojnë më shumë.

“Për qumështoren “Sharri” dhe të gjithë prodhuesit, do të ketë vetëm mbështetje, zhvillim dhe përmirësim të teknologjisë së punës. Për punëtorët, përmirësim të kushteve dhe paga më të dinjitetshme. Për bujqit dhe blegtorët që i mbushin tryezat tona me produkte vendore, do të ketë vetëm zgjerim të mbështetjes përmes subvencioneve dhe granteve investive. Deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e prodhuesve vendorë me grante investive, sepse duke i përkrahur ata, i zëvendësojmë produktet e importit, e furnizojmë tregun me prodhime më të shëndetshme dhe eksportojmë më shumë. #MaMirë për prodhuesit vendorë. #MaMirë për ekonominë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika