Hamza premton ndaljen e migrimit e rritje të punësimit

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga të gjitha profilet. Ai tha se premtimet do të mundohet t’i realizojë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga të gjitha profilet. Ai tha se premtimet do të mundohet t’i realizojë.

Hamza tha se do të punojë që ta ndalë migrimin e qytetarëve, duke premtuar më shumë vende pune e jetesë më të mirë në Kosovë.

“Shëndetësia, përkrahja me furnizim me barna personel, shërbyes civilë, ushtarë të ushtrisë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që fitojnë nga buxheti, besoj fort se kandidaturën time do ta përkrahin. Sigurisht se e dinë të gjithë që këto kategori që i përmenda i realizoj e kalkuloj saktë, nganjëherë duket e madhe, por e realizoj”, tha Hamza.

“Institucionet do ta kryejnë punën e tyre, sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore. Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin, por jetesën në Kosovë. Programi do të jetë i matshëm dhe konkret me një ekip profesional dhe punë ekipore që garanton sukses. Në këtë punë do t’i përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe mediat do jenë të respektuara e do ta kenë vendin e vetë. Do t’ia dalim synimit që e kemi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika