Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka pritur në takim ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në mëngjesin e së dielës [sot].
Hamza këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook”, duke shtuar se Clark është “heroi më i madh amerikan i Kosovës”. Hamza ka kujtuar edhe qershorin e vitit 1999 duke shkruar se bashkë me Amerikën dhe miqtë ndërkombëtar efituam lirinë e pas 25 viteve, në këtë qershor “jemi bashkë e do të jemi gjithmonë”.
Për 25 vjet liri dhe 16 pavarësi, Hamza theksoi se aleatët ndërkombëtarë janë hisedarët kryesorë të sukseseve të Kosovës.
“Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi”, shkroi Hamza.
Ndryshe, ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark gjatë mëngjesit të sotit ka pranuar dekoratën “Ibrahim Rugovën” nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK].