Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajoni i Prizrenit.
Hamza ka thënë se punësimi dhe pavarësia ekonomike e grave do të jetë prioritet i lartë i qeverisë së tij.
“Gratë mbajnë mbi supe barrën e shumë përgjegjësive dhe demokracia jonë ka legjitimitet më të madh kur ato marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Ftesa ime është e qartë: kërkoni me këmbëngulje atë që iu takon, që nga kutitë e votimit deri te mundësitë që ofron një qeverisje e mirë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Po ashtu, ai ka deklaruar se ndryshimi i Ligjit të Punës do të sigurojë pushim të plotë të lehonisë dhe pushim prindëror për baballarët, për të ndarë me të drejtë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve.