Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se si kryeministër i vendit do të pranoj vlerësimet pozitive dhe kritikat dhe se qeveria e udhëhequr nga ai do të jetë transparente.
Ai ka thënë se beson në pozitivitet dhe se është i gatshëm të punoj për të ardhmen e vendit.
Hamza tutje është shprehur se është i gatshëm të marr përgjegjësit sa i përket sfidave të vendit, si në aspektin ekonomik, e social por edhe atë politik duke shtuar se Kosova ka vetëm një rrugë, integrimin veri-atlantik.
“Edhe në aspektin e vendosjes dhe ri-ngritjes së raporteve diplomatike me partnerët tanë strategjik. Ne nuk kemi rrugë tjetër, ne kemi një rrugë njëdrejtimëshe, pa alternativë- integrimi euroatlantik”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se pas ardhjes së administratës së re në SHBA dhe ndryshimeve të mundshme në Gjermani në zgjedhjet e ardhme dhe se duhet të punohet ngushtë me partnerët e vendit.
“Ne duhet të pozicionohemi në mbrojtje të interesit të vendit tonë dhe të jemi shumë bashkëpunues, të jemi shumë të vëmendshëm dhe ta bëjmë më të mirën që është në interes të perspektivës së vendit tonë”.
“Historinë s’kemi me mujt me ndrru, por ne duhet të fokusohemi në të ardhmen. E dimë që tema të caktuara as s’kanë qenë populiste e as tash, nuk është që kanë me u përkthy shumë në votë por mendoj që ne duhet me i pash shumë të qartë prioritetet tona si vend”, ka thënë Hamza.