Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar pesë shtyllat kryesore të programit të tij zgjedhor.
Hamza përmes një video të postuar në Facebook ka premtuar më shumë zhvillim për biznese e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune me paga më të mira, shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë dhe arsim modern në të gjitha nivelet.
“Është koha të punojmë së bashku për ta bërë Kosovën ma të mirë! Më shumë zhvillim për biznese, më pak tatime. Më shumë të ardhura për secilin. Më shumë vende pune, me paga më të mira. Shërbime shëndetësore më të mira për të gjithë. Arsim modern në të gjitha nivelet.”, ka thënë Hamza.