Hamza takon bizneset dhe punëtorët e sektorit privat: Më pak taksa për bizneset, paga më të mira për punëtorë

Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij, do të ketë më pak taksa për biznese, në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura për punëtorët.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Prizren, ku ka vizituar përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune dhe ka diskutuar me punëtorët e sektorit privat.

Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij, do të ketë më pak taksa për biznese, në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura për punëtorët.

“Ne kemi një program të mirë për ekonomi dhe fokusi im kryesor është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne kemi përgatitur një pako të masave për sektorin privat. Ende në Kosovë vazhdon pagesa e TVSH-së në kufi. Është një ngarkesë për biznesin sepse indetyron bizneset me pagu tatimin para se ta shesin mallin apo produktin. Prandaj, në ditët e para, në fillim të punës do ta bëjmë reformën e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendi. Bizneset e vogla deri në 10 mijë euro nuk do të paguajnë tatim fare. Ato me qarkullim deri në 30 mijë do ta paguajnë vetëm tatimin në fitim real”, ka deklaruar Hamza në takim me punëtorët e qumështores ABI në Prizren.

Kandidati i PDK–së për Kryeministër ka thënë se kostoja e jetesës është ngritur shumë në Kosovë, prandaj prioriteti i tij do të jetë përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

Ai ka takuar edhe përfaqësuesit e bizneseve në Shoqatën ESNAF në Prizren, me të cilët ka diskutuar për programin e tij ekonomik dhe lehtësirat në të bërit biznes në vend.

Hamza u premtoi atyre se shqetësimin e kamotshëm të bizneseve, praktikën e pagesës së TVSH-së në kufi, do ta ndryshojë gjatë qeverisjes së tij.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, është zotuar se me programin e tij qeverisës, Kosova mundet ma mirë për ekonominë, për bizneset dhe të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik në Kosovë.

Shija e redaktorit

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

Të fundit nga rubrika