Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli në Hagë të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Hamza përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata i gjeti “të fortë” dhe se i la “plot shpresë”.
“Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Bedri Hamza.
“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë”, ka shkruar tutje ai.