Hamza viziton zonat e dëmtuara nga vërshimet në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe nënkryetari Arian Tahiri, kanë vizituar disa nga vendet e prekura nga vërshimet e fundit në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe nënkryetari Arian Tahiri, kanë vizituar disa vende të Mitrovicës për të parë më afër gjendjen e vendbanimeve të prekura nga vërshimet.

Kryetari Hamza ka vizituar lagjen “Tjegullorja”, në këtë vend si pasojë e vërshimeve të lumit “Lushta”, janë shkaktuar dëme materiale.

“Gjatë kësaj vizite kryetari Hamza takoi edhe një grup të rinjsh nga organizata “7 Arte”, të cilët janë mobilizuar për pastrimin sipërfaqësor të lagjes së Tjegullores. Me këtë rast, kryetari Hamza, ka falënderuar këta të rinj dhe qytetarët e tjerë të cilët u treguan vullnetmirë dhe të gatshëm në pastrimin e kësaj zone dhe rikthimin sa më të shpejtë në normalitet”, njofton Komuna e Mitrovicës.

Pamje nga vizita e kyetarit Hamza në zonat e prekura nga vërshimet në Mitrovicë

Tutje Hamza ka theksuar se komuna ka formuar edhe komisionet komunale të cilat do të bëjnë edhe evidentimin e dëmeve të shkaktuar jo vetëm në ekonomitë familje, biznese, infrastrukturë e bujqësi.

Mes tjerash kryetari i Mitrovicës ka theksuar se komuna do të marr përsipër që brenda mundësive financiare të bëhet edhe kompensimi i dëmeve, “por që në një gjendje të tillë jashtëzakonisht të rënduar pret reflektim e mbështetje edhe nga niveli qendror”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika