Hamza: Zgjedhjet që PDK-ja i kërkoi që një kohë të gjatë, tani po bëhen pjesë e diskutimeve publike

"Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre", ka deklaruar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza

Bedri Hamza, PDK

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, i propozuar nga PDK-ja, ka thënë se takimi i mbrëmshëm në mes të kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme.

Sipas tij, takime të tilla duhet të shpeshtohen në të ardhmen në mes të gjithë spektrit politik, pasi siç thotë ai, bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve është mënyra si duhet të funksionojnë aktorët politikë.

“Takimi i mbrëmshëm nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme. Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jetë modeli im i qeverisjes. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politikë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ai ka thënë se mundësia për zgjedhje në të ardhmen e afërt është mirë që po diskutohet, pasi siç thotë ai, për stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla që i kanë preokupuar qytetarët një kohë të gjatë, duhet të gjendet një zgjidhje.

“Është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të mëdha. Këto tema kanë degraduar mirëqenien e qytetarëve tanë – këtyre sfidave duhet t’u japim zgjidhje sa më parë. Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre”, ka vijuar ai.

Mbrëmë, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, diskutuan edhe për mundësinë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt.

Në takim, Kurtit nuk i shkuan Abdixhiku e as kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, Kurti ka thënë se PDK-ja e ka përcaktuar kandidatin për kryeministër, porse për datën e zgjedhjeve duhet të diskutojnë me të gjitha partitë, duke shtuar se për shpërndarjen e Kuvendit duhet të jenë që të gjithë bashkë.

Edhe i pari i PDK-së ka thënë se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundshme, pasi sipas tij, ato nuk janë dëshirë e tij, por nevojë për vendin duke theksuar se janë të gatshëm për të gjetur një datë të re të zgjedhjeve, për të shpërndarë Kuvendin përmes një mocioni të përbashkët.

Pas takimit Kurti-Krasniqi, LDK-ja ka thënë se “zgjidhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, si rrjedhojë, shpërbërja e Kuvendit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika