Rep artistja shqiptare, Loredana po vazhdon të komentohet për jetën e saj private qoftë me lidhjet e dashurisë apo dhe me detaje të tjera që lidhen me vajzë.
Së fundmi, Loredana ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihen dy duar, njëra dora e saj dhe tjetra, dora e vajzës.
Detaji që vërehet këtu është tatuazhi që shihet tek dora e e vogël që supozohet të jetë e vajzës së saj, Hana.
Madje, artistja ka theksuar “Hana” si mbishkrim i kësaj foto.
Ndryshe, ditë më parë Loredana ka folur për jetën e saj private dhe njohjen me yllin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.
Loredana ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim-i i kishte shkruar në rrjetet sociale.
Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.
Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.
“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.
Më herët ajo ka qenë në një lidhje me rep artistin e njohur Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë, Hanën.