Hannoveri në këmbë për Bedri Hamzën: Kosova është shtëpia jonë e përbashkët

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në kuadër të turneut të nëntorit në mërgatë është pritur në mënyrë madhështore edhe në Hannover të Gjermanisë.

Mbi një mijë bashkatdhetarë i kanë uruar mirëseardhje Hamzës, i cili i falënderoi për pritjen dhe mbështetjen e parezervë për të dhe vizionin e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në këtë tubim, Hamza tha se Kosova ka nevojë për bashkatdhetarët, jo vetëm si mbështetës financiarë, por si partnerë aktivë në transformimin ekonomik të vendit.

“Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë! Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët”, tha Hamza.

Ai i ftoi mërgimtarët të regjistrohen dhe të votojnë.

Pas tubimit në Hannover, Hamza do të zhvillojë nesër një tjetër tubim me mërgimtarë në qytetin e Kölnit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika