Hapat drejt realizimit të një fotoje, flet profesionisti Shkumbin Limani

Me një dritë në nivel të posaçëm dhe rehati përkrah jush, nuk ka arsye që një foto të mos realizohet. Për më shumë, flet profesionisti i fotografisë, Shkumbin Limani

Shkumbin Limani, fotograf

Fotografia është historia të cilën fjalët dështojnë për të treguar. Por si realizohet një fotografi e mirë ka treguar profesionisti Shkumbin Limani.

I ftuar në “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani në Radio Dukagjini, Limani ka thënë se një ndër hapat e parë është rehatia.

“Së pari zgjedhni veshjen, stilin që ju bën të ndiheni rehat. Lëreni në selfie timer, e mbani ekranin në një vend ku drita është më e mire dhe e ulni atë. E lë 10 sekonda, largohesh pak dhe bëhet. Të pëlqeu, mirë. Nuk të pëlqeu i bën edhe dy-tri të tjera dhe jemi në rregull”, ka treguar Limani.

Krahas kësaj, është edhe drita, e cila sipas Limanit, luan një rol të rëndësishëm në realizimin e një fotosesioni, drita natyrale dhe ajo artificiale.

“Për dritë natyrale ka një kohë të caktuar kur ka një dritë të mirë, ose duheni të zgjoheni herët për të pritur agimin e diellit ose në mbrëmje, perëndimin e tij. Nëse dalim në 12 të ditës, dielli bie pingul nga lart, duke krijuar një imazh të pakëndshëm”, tregon Limani.

Në mungesë të kushteve për realizimin e një fotoje në dritë natyrale, Limani ka thënë se një fotosesion i tillë mund të realizohet edhe nga brenda.

“Nëse nuk keni kohë për të pritur atë periudhë, është mundësia brenda. Ia jep telefonin dikujt tjetër në ballkon dhe ti afrohesh afër kornizës. Ndriqimi bie dhe nuk ka hije”, ka treguar ai, gjersa ka theksuar se ka edhe aplikacione të cilat ndihmojnë në uljen e dritës kulminante.

Por krahas këshillave për një foto të mirë dhe njëherit, edhe një kujtim të mbetur, ai ka thënë se mosrealizimi i fotove nga telefonat në një fotografi paraqet një neglizhencë.

Një koment i tillë i profesionistit në fjalë, vjen nga vetë fakti se dihet që problemet në telefonat celularë shpeshherë dinë ta rrezikojnë fotografitë dhe është më mirë që të njëjtat t’i posedojmë në mënyrë fizike ose të paktën, një kopje të tyren.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika