Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur në vitin 2012

Të enjten, Ministria e Financave ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për shtesa për fëmijët që kanë lindur në janar të vitit 2012, të cilët nga tani do të përfitojnë 10 euro në muaj

Ministria e Financave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se të enjten e 1 shtatorit është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012, që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

Fëmijët e lindur në vitin 2012 tani do të përfitojnë 10 euro në muaj.

Ndryshe më 23 qershor, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rishikimi i buxhetit ka mundësuar të zgjerohen skemat shtesë për fëmijët.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, Murati ka thënë se tashmë ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve.

“Meqë sot kaloi edhe rishikimi buxhetit, kam kënaqësinë t’i njoftoj edhe qytetarët që për shkak të kalimit të rishikimit, tani do të kemi mundësi që prej muajt të ardhshëm të fillojmë me zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë. Pra, nga muaj i ardhshëm do të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë, sepse tani me hyrjen në fuqi të rishikimit, kemi edhe fonde të mjaftueshme”, është shprehur Murati.

Fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që kanë lindur në dy vitet e fundit i marrin nga 20 euro.

Në anën tjetër, sa i përket mundësisë së tërheqjes së mjeteve nga Trusti pensional, ministri Murati ka deklaruar se tashmë është dhënë qëndrimi nga qeveria.

“Si qeveri tashmë kemi dhënë vendimin tonë se pse kjo çështje nuk duhet të kalojë dhe nuk duhet të shkohet tutje, sepse shkatërrohet një institucion e me atë institucion shkatërrohet edhe e ardhmja e pensionistëve”, shtoi ai.

Sipas tij, tërheqja e kursimeve nga Trusti do të shkatërrojë sistemin pensional të Kosovës.

“Shumë vite më parë nuk kemi pasur një sistem pensional, tash që e kemi bërë një sistem pensional tonin po duam ta rrënojmë vetë”.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë propozimit të tij, ka theksuar se kjo iniciativë ligjore ka ardhur si domosodshmëri për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët, krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Murati: Skema për shtesat për fëmijë do të zgjerohet nga muaji i ardhshëm

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika