Hapet aplikimi për shtesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se në platformën eKosova është hapur aplikimi për shtesat prej 100 eurosh për studentët. Murati njofton se aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor

Minsitria e Financës, Punës dhe Transfereve





Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga “Pako për Përballje me Inflacion”.

Murati ka njoftuar se të enjten e 20 tetorit në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrit Murati.

Ministri i Financave ka shtuar se aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe joshtetas që studiojnë në Kosovë.

Tutja ka thënë se pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika