Hapet aplikimi për subvencione në bujqësi

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesa direkte në vlerë prej 50 milionë eurosh

ilustrimi

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se të martën e 26 prillit është hapur afati për të aplikuar për subvencionet bujqësore të kulturave të ndryshme.

Vlera e këtij subvencionimi, sipas Ministrisë së Bujqësisë, arrin shifrën e 50 milionë eurove.

Në kuadër të programit për pagesa direkte për vitin 2022, sipas kësaj ministrie, përkrahja për grurin është rritur mbi 200%, e mbi 100% ajo për kulturat e misrit, fasules dhe patates.

Ditë më parë, ministri Faton Peci, u kishte bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë për këtë mbështetje, e cila, sipas tij, arrin vlerën e 50 milionë eurove.

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Pesë milionë nga ky buxhet, sipas tij, do të shkojnë në subvencionimin e naftës.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë eurosh për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër, dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, kishte deklaruar Ministri Peci.

Tetë milionë euro subvencione, sipas Ministrisë së Bujqësisë, do të shkojnë për plehra artificiale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika