Hapet edhe një qendër për testim për COVID-19 në Prishtinë

Nga e hëna, Prishtinës i është shtuar edhe një qendër ku mund të kryhen testet për COVID-19. Kështu ka njoftuar Drejtori i Shëndetësisë në Komunën ne Prishtinës, Izet Sadiku, i cili ka njoftuar se qendra është hapur në Qendrën Mjekësore Familjare numër 4 në lagjen “Xhamal Ibishi”

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën ne Prishtinës, Izet Sadiku

Pas rritjes së numrit me të infektuar nga COVID-19, Prishtinës i është shtuar edhe një qendër ku mund të kryhen testet për virusin Corona.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën ne Prishtinës, Izet Sadiku, i cili ka njoftuar se qendra është hapur në Qendrën Mjekësore Familjare numër 4 në lagjen “Xhamal Ibishi”.

“Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikuar në rritjen e kërkesës për testim për COVID-19, nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën ne Prishtinës, Izet Sadiku

Orari për testim në këtë qendër është nga ora 8:00 deri në orën 15:00, nga e hëna në të premten.

Ndërkaq, në Qendrën e Studentëve, testimet kryhen gjatë gjithë ditëve të javës, nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

Ndryshe, sipas të dhënave të IKSHPK-së, ka njoftuar se tre persona kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 978 të tjerë kanë rezultuar pozitivë, të dielën e 24 korrikut.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar një mijë e 83 persona.

COVID-19 po kalon një valë të madhe të prekurve.

Një numër i madh i të infektuar me COVID-19 është shënuar gjatë javës së fundit.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë, ku sipas tyre ka edhe numër të madh të pacientëve të hospitalizuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 9 mijë e 300.

3 të vdekur dhe 978 raste pozitive me COVID-19

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika