Hapet ekspozita për dokumentimin e rezistencës paqësore në Vjenë

Në emisionin “Rreth e Rrotull” u lidh autori i ekspozitës, Shkumbin Brestovci, i cili përgjatë emisionit ka thënë se ekspozita kishte të bënte me rezistencën paqësore të viteve 90’ta në Kosovë

Në Vjenë të Austrisë është hapur ekspozita “Dokumentimi i rezistencës paqësore”.

Përmes një lidhjeje video-telefonike në emisionin “Rreth e Rrotull”, autori i ekspozitës, Shkumbin Brestovci, ka thënë se kjo ekspozitë ka grumbulluar shumë publik me rastin e hapjes.

“Ekspozita është hapë në verë dhe kemi pritë që ka me pasë më pak publik, por ka qenë krejt salla plotësisht e mbushur me njerëz”, ka thënë Brestovci.

Ekspozita kishte të bënte me rezistencën paqësore të viteve 90’ta.

“Një ekspozitë të ngjashme e kam hapur edhe në Prishtinë në kremtimin e pavarësisë në muzeun që është në kuadër të muzeut ndërkombëtar”, vijoi ai.

Gjithashtu, autori i ekspozitës bëri edhe një krahasim në mes të kryeqyteteve, atij të Kosovës e Austrisë, respektivisht Prishtinës dhe Vjenës, sa i përket ekspozitës në fjalë.

“Në Prishtinë e kemi ditë krejt çka ka ndodhë dhe befasia më e madhe ka qenë me publikun evropian për mënyrën se si e kanë perceptuar ekspozitën”, tha Brestovci.

Në fund, autori i ekspozitës foli edhe për komunitetin shqiptar atje, ku bëri me dije se shqiptarët atje do t’i bëjnë pushimet në vendlindje në gusht.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika