Hapet festivali dhe panairi i librit për fëmijë

Ka nisur edicioni i dytë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, me aktivitete të shumta e argëtim për fëmijët. Ngjarja do të zgjasë deri të dielën, ndërsa do të ketë shumë befasi për fëmijët

Kjo vogëlushe bëri hapjen e edicionit të dytë të festivalit dhe panairit të librit për fëmijë.

Sheshi Zahir Pajaziti ishte i mbushur me fëmijë nga shumë prej shkollave të  kryeqytetit, që po prisnin në radhë të merrnin pjesë në aktivitetet e ndryshme.

Organizata ETEA së bashku me Bibliotekën Hivzi Sylejmani, do të përkujdesen që për 5 ditë za zgjatë festivali, të mirëpresin fëmijët.

Shtëpia botuese dhe libraria Dukagjini janë pjesë e këtij panairi ku pos librave kanë organizuar edhe aktivitete tjera për fëmijët pjesëmarrës.

Pos pikturimit, shtëpia botuese ka përgatitur aktivitete për të gjitha ditët e panairit, teksa ka organizuar edhe një garë në të cilën do të shpërblejë fëmijët.

Ngjarja që zgjat deri të dielën, do të jetë e hapur nga ora 10 deri në orën 18.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika