Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se më datën 12 korrik do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se është hapur afati për pranimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2022/2023.

Në njoftimin e UP-së, thuhet se në afatin e parë të konkursit pritet të pranohen rreth 5 mijë e 497 studentë.

“Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron dhjetëra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më datë 19 korrik 2019”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Në shumicën e Fakulteteve, kandidatët potencialë duhet t’u nënshtrohen testeve me shkrim, dhe në rast se marrin pikët e nevojshme do të pranohen si studentë të rinj në ato Fakultete.

Ndërkaq, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i përgjithshëm i studentëve në universitetet publike për vitin 2020/2021, ishte 54 mijë e 753, apo në përqindje, 57.4% nga numri total i studentëve në universitete publike dhe kolegje private.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika