Hapet konkursi për t’u bërë pjesë e FSK-së, Maqedonci: Keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt

Tashmë është hapur zyrtarisht konkursi për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se si pjesë e FSK-së të rinjtë e të rejat kanë mundësi të zhvillojnë një karrierë të sigurt

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për hapjen zyrtare të konkursit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Maqedonci, në një postim në Facebook, ka theksuar se ushtria do të pranojë 300 të rinj.

“Të rinj e të reja të Republikës së Kosovës, të gatshëm për t’i shërbyer atdheut, ju njoftojmë se konkursi për t’u bërë pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot zyrtarisht është hapur. Ushtria jonë do të pranoj 300 te rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur”, ka shkruar Maqedonci.

Sipas tij, nga sot – e hënë deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në webfaqen e ministrisë, duke plotësuar formularin në këtë link: https://rekturimi.fsk.rks.org/apply.

“Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar tutje Maqedonci në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika